2 vite pas divorcit, zbulohet lidhja e re e Jonida Maliqit me aktorin e njohur

Bota e Yjeve

2 vite pas divorcit, zbulohet lidhja e re e Jonida Maliqit me aktorin e njohur

Më: 18 maj 2019 Në ora: 17:00
Jonida Maliqi

Dy vite më parë, këngëtarja Jonida Maliqi dhe partneri i saj, Gent Prizreni, i dhanë fund marrëdhënies së tyre 17-vjeçare nga e cila kanë edhe një djalë, Danin.

Pas divorcit, Jonida u fokusua tek karriera, e cila tashmë është padyshim në kulmin e saj, mirëpo "Panorama.al" ka aluduar se këngëtarja ka nisur edhe një lidhje të re.

Sipas "Panoramës", Jonida ka filluar një romancë me aktorin e  njohur të "Al Pazar", Romeo Veshajn, në shoqërinë e të cilit është parë shpesh.

Image

Madje, Romeo e ka mbështetur hapur Jonidën në profilin e tij në Instagram gjatë performancës në Eurovision, duke ftuar ndjekësit e tij të votojnë për këngëtaren.

Image

"Panorama.al" aludon se çifti është njohur pasi kanë frekuentuar ambiente të njëjta, duke u afruar kështu me njëri-tjetrin.

Image

Megjithatë, pritet ende një reagim nga të dyja palët në lidhje me lajmin e marrëdhënies së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat