Kate Middelton krijon një kopësht të mrekullueshëm 'Chelsea Flower Show' - Bota Sot
Kate Middelton krijon një kopësht të mrekullueshëm 'Chelsea Flower Show'

Bota e Yjeve

Kate Middelton krijon një kopësht të mrekullueshëm 'Chelsea Flower Show'

Më: 19 maj 2019 Në ora: 14:38
Kate Middelton

Dukesha e Kembrixhit ka rikujtuar fëmijërinë e saj si një djalosh teksa është shfaqur duke u lëkundur në një pemë në kopsht i cili është projektuar për Chelsea Flower Show.

Fotoja e lezetshme është marrë nga një ndihmës i pallatit javën e kaluar, pasi Kate mori një pushim të gjatë nga vendosja e prekjeve përfundimtare në kopsht para shfaqjes së famshme botërore që do të hapet këtë të martë.

Tema e saj e kthimit në natyrë e saj ka për qëllim të rindezë magjinë e fëmijërisë dhe nënvizon punën që Kate ka bërë për të promovuar përfitimet e daljes në natyrë për një shëndet sa më të mirë fizik dhe mendor.

Image

Nëna e tre fëmijëve donte që kopshti i saj të ishte një shesh lojrash për fëmijët, si dhe një hapësirë relaksuese për të rriturit.

Duket se Kate për një kopësht të tillë kaq të mrekullueshëm është frymëzuar nga japonezët dhe e cilëson atë si një mundësi të shlëlqyeshme për të karikuar ‘bateritë’ e organizmit.

Image

Kopshti i saj mban një mori lulesh, një përrua, lojëra prej druri për fëmijët etj.

Image

Kate do që të japë një mesazh të rëndësishëm se shëndeti mendor edhe fizik i fëmijëve të saj por jo vetëm është shumë i rëndësishëm dhe sa më pranë natyrës të rriten ata aq më shumë do të funksionojë diçka e tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...