Alida Duka: Tashmë nuk jam më single, djali u rrit dhe nuk përzihet më me jetën time!

Bota e Yjeve

Alida Duka: Tashmë nuk jam më single, djali u rrit dhe nuk përzihet më me jetën time!

Më: 21 maj 2019 Në ora: 23:17
Alida Duka

Një këngëtare që ka fatin të ruajë trupin e kërcimtares gjithë jetën. Nëna e një djali, tashmë të rritur, Alida Duka, rrëfen për “Panorama Plus” se është gati për një fillim të ri në jetën e saj, pasi tashmë nuk është më vetëm. Për karrierën ndërkombëtare në muzikë me këngët që realizon në studion e vëllait Ernest Duka (Stine), jetën prej milionereje në Gjermani me fitimet nga koncertet dhe sekretet e suksesit në botë i rrëfen pa doreza:

“U bë vonë” ft Florian & Dj Gersy, cila është fabula e kësaj këngë?

“U bë vonë” ishte një këngë që më ngjiti direkt sapo e këndova në studio, si kënga “Chikita”. Një këngë si shumica e këngëve të tjera që flet për ndarjen. Një këngë që buron nga shpirti dhe që më ka pëlqyer jo vetëm për shtrirjen e zërit në refren, por edhe në tekst.

Duket se ky është momenti kur je aktive më shumë se kurrë. E mendon se kulmi i artistit lidhet me moshën, apo momentin kur vendos vetë të jetë më shumë në qendër të vëmendjes?

Jo, muzika nuk njeh moshë, thjesht, ka rastisur që kam qenë shumë më shumë aktive këto kohë sesa vitet e tjera. Kjo, pasi i jam kushtuar më shumë se më përpara muzikës.

Ndërkohë, ke realizuar sërish një set fotosh ku shfaqesh seksi. Janë këmbët pika jote më e fortë, duke qenë se të kemi parë që i ekspozon gjithmonë?

Jo, nuk do të thotë. Kanë qenë kostumet e tilla që i kam blerë tek “Eliteeventhannover”. Kanë qenë të tillë, por edhe më kanë shkuar shumë në stil, pasi jane edhe “Bühnen Kostüme” për skenë.

Të qëndrosh si një balerinë në fizik, edhe pse vitet ikin, është fat, apo kujdes i tepruar shoqëruar me dieta shkatërruese?

Jooooo, kurrë nuk u nënshtrohem dietave. Nuk kam mbajtur kurrë, dhe forma ime fizike është gjenetike, ndihmuar nga struktura e trupit që gjithmonë rri 53 kg. Këto dy muaj kam shtuar dy kilogramë, dhe më duket sikur kushedi sa jam shëndoshur.

Para pak kohësh u shprehe se duke qenë se je shumë e lidhur me vëllain, Stinen, u mërzite per ndarjen e tij. Ç’marrëdhënie ruan tani me ish-kunatën, e cila po ashtu është pjesë e muzikës?

Normal që asnjë motër nuk do që ta shikojë vëllain e ndarë, aq më tepër që ata kanë fëmijën në mes. Por çdo problem e ka gjithmonë një zgjidhje, ndaj çdo gjë merr vetvetiu drejtimin e vet.

Të kemi parë që përveç vëllait Stine, ke miqësi edhe me Ingrid Gjonin. Çfarë ju lidh bashkë?

Me Ingridin kemi dy bashkëpunime, që i kemi nxjerrë nga studio “Stine Records”. Por bashkë nuk kishim pasur ende koncerte. Pas dy turesh në Europë dhe Angli, kemi vënë re që fansat, që kanë qenë pothuaj të përbashkët, na duan shumë dhe kemi pasur shumë sukses.

Të jesh pjesë e tregut ndërkombëtar të muzikës kërkon që të jesh një milionere për ta përballuar?

Po, është e vërtetë që paralel duhet të kesh të ardhura që të mbulosh shpenzimet e këngëve apo klipeve. Por, falë Zotit, këto 3 vitet e fundit kam pasur koncerte pothuaj çdo javë, ndaj gjithçka është mbuluar nga fitimet.

Ka pasur raste që je përmendur si këngëtarja që mund të përfaqësoje Gjermaninë në Festivalin Europian. E synon ende atë skenë?

Po. Nuk e mbaj mend, para 5 vjetësh ka qenë një bashkëpunim me një grup gjerman “Oldschoolboys”, “Touch me”, të cilët e çuan këngën për të prezantuar Gjermaninë. Por, për mua dëshira është e madhe për të prezantuar Shqipërinë.

Ç’mund të thuash për Jonida Maliqin, apo të tjerë këngëtarë që kanë përfaqësuar Shqipërinë ndër vite?

Kënga e Jonidës më pëlqeu këtë vit. Ajo e Aurelës ka qenë shumë e bukur dhe e Anjeza Shahinit, ato mbahen mend.

Ndërkohë që shumë shqiptarë i kanë sytë nga vendi ku jeton prej vitesh, Gjermania, ti vjen në Shqipëri për të bërë muzikë. Në ç’aspekt të ka ndryshuar për mirë apo për keq ai vend?

Gjermania për keq? Jo, vetëm pozitivisht. Unë vij në Shqipëri, pasi këngët dhe tashmë edhe klipet i realizoj te vëllai im, “Stine Records”. Po kjo nuk do të thotë që unë nuk synoj të nxjerr diçka në gjuhën gjermane. Thjesht, nuk ka ardhur ende momenti!

Si mami e një djali që je, e ke më të vështirë ta jetosh jetën si beqare apo më të thjeshtë, nisur nga kritikat që ai mund të të bëjë tashmë që është rritur?

Jo, Anxhelo është rritur në Gjermani dhe nuk përzihet fare në jetën time. Por vetëm, nuk jam vetëm. Së shpejti, do të ketë lajme nga unë!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat