Moderatorja e njohur e emisionit "Why Not", Roza Lati, është tepër aktive në profilin e saj në Instagram, ku së fundmi i ka kërkuar mendim ndjekësve se ç'lloj makine duhet të marrë.
Mirëpo, njëri prej tyre i ka sugjeruar që Roza të rrisë numrin e të dashurve, në mënyrë që të mund të blejë një makinë.
"Duhet të zësh më shumë dashnorë që ta blesh."- i shkruan ndjekësi, të cilit moderatorja ja ka kthyer me një ankesë publike:
"Sa keq që këtu në Shqipëri nuk beson njeri kur mundohet robi vetë në jetë."
"Por jam unë këtu për të treguar që e ke gabim."- ka vazhduar më tej Roza e indinjuar.