Si u bë Elhaida Dani një “fashion icon”!

Bota e Yjeve

Si u bë Elhaida Dani një “fashion icon”!

Më: 24 maj 2019 Në ora: 10:32
Elhaida Dani

Pak ditë më parë Elhaida Dani rifreskoi llogarinë e saj në instagram me një foto të re!

E veshur me një palë fundpantallon lëkurë, golf bojëqielli, çizme dhe çantën Valentino atë mund ta konsideroje më shumë si një fashioniste sesa një këngëtare, që këndon Esmeraldën në “Notradamus” nëpër mbarë botën!

Veshjet e saj me shije, kombinimet e bukura, ndonjë dekolde e guximshme, çantat “të hedhura” në mënyrë të çrregullt portretizojnë sot stilin e saj, shumë larg nga fillesat e saj, ku gjithë fokusi i Elhaidës si artiste ishte muzika!

Sigurisht jeta në një qytet mode si Italia, ka ndikuar mësë miri në formimin e këtij imazhi të ri, kaq të pëlqyer të artistes! Nga ana tjetër mundësitë që i ka dhënë të jetuarit si një artiste në Itali (dhe për më tepër një artiste që është në Top) i lejojnë edhe lukse të tilla vanitoze!

Jeta e Elhaida Danit ka ndryshuar kryekëput! Si rrjedhojë stili i saj! Atë që ajo dikur nuk e ka pasur aspak qëllim sot e ka një armë që forcon figurën e saj në dhe jashte skene! Nëse do të shikoni fotot që konkretizojmë çka po themi, jemi të bindur që edhe ju do të bindeni përsa më lart!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat