Pasi tha se do martohet me 68-vjeçarin, Selena fotografohet në përqafim të një mashkulli tjetër

Bota e Yjeve

Pasi tha se do martohet me 68-vjeçarin, Selena fotografohet në përqafim të një mashkulli tjetër

Më: 25 maj 2019 Në ora: 08:37
Selena Gomez

Selena Gomez kaloi të premten në shoqëri të miqve të saj në Los Angeles.

Selena Gomez dje kaloi ditën duke u relaksuar në shëtitje me miqtë e saj në Los Angeles, shkruan DailyMail.

Pop-ylli 26 vjeçar, u bashkua me disa miq, e me një prej tyre u pa duke u përqafuar në skaj të rrugës.

Këngëtarja e lindur në Teksas, kishte lidhur flokët dhe ishte veshur me veshje sportive e atlete të bardha.

Gjatë këtij muaji, Selena ishte në jug të Francës për festivalin vjetor të filmit të Kanës, mes yjeve më të mëdhenj në botë.

Ajo ishte në Kanë për të marrë pjesë në premierën e filmit të saj të ri “The Dead Do not Die”, një komedi me Adam Driver, Bill Murray dhe Tilda Swinton.

Filmi i saj ishte në regji të Jim Jarmusch, i cili ka shkruar regjinë edhe për filmat “Coffee And Cigarettes” dhe “Only Lovers Left Alive”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat