Aktores i bie të fikët në Festivalin e Kanës, shkak bëhet fustani - Bota Sot
Aktores i bie të fikët në Festivalin e Kanës, shkak bëhet fustani

Bota e Yjeve

Aktores i bie të fikët në Festivalin e Kanës, shkak bëhet fustani

Më: 26 maj 2019 Në ora: 06:37
Elle Fanning

Momente paniku në Trofeun e Chopard, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë. Aktores Elle Fanning i ka rënë të fikët. Elle kishte veshur një fustan Prada të viteve `50 që me sa duket paska qenë më i ngushtë se sa duhet.

E motra, Dakota Fanning dhe aktori Colin Firth ishin ulur pranë saj në momentin që Elle-s i ra të fikët dhe i erdhën menjëherë në ndihmë.

Më pas, sigurimi i largoi të dyja motrat nga salla.Pasi e mori veten, aktorja postoi një foto në Instagram duke treguar se ishte mirë dhe duke shtuar se fustani i saj ishte shumë i ngushtë dhe ajo ishte me perioda.

Në jurinë e Festivalit të Kanës, Elle është më e reja në panelin prej 9 personash që do të vendosin fituesin e Palme d’Or.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...