Martohen Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, publikohen foto magjike nga dasma - Bota Sot
Martohen Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, publikohen foto magjike nga dasma

Bota e Yjeve

Martohen Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, publikohen foto magjike nga dasma

Nga: Bota sot Më: 26 maj 2019 Në ora: 11:59
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kurorëzojnë dashurinë me martesë

Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre ma martesë.

Lajmin e ka konfirmuar vet këngëtarja, përmes fotove të publikuara në rrjetet sociale, përcjell Bota sot.

Miriami ka treguar se i ka thënë “PO” Albanit më 7 maj në një ishull të pabanuar.

Çifti në pozat e publikuara, shihen me kostume dasme, si burrë e grua shumë të lumtur.

Kujtojmë që dy këngëtarët kanë një vajzë, Ameli.

Postimi i Miriamit:

PO! 

U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin. 

U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare! 

U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar.

Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit. 

Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise.

PO ... deri sa vdekja te na ndaje!

7 Maj, 2019.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...