Ups, moderatorja i zbulon lidhjen Kristina Bakiut në mes të emisionit - Bota Sot
Ups, moderatorja i zbulon lidhjen Kristina Bakiut në mes të emisionit

Bota e Yjeve

Ups, moderatorja i zbulon lidhjen Kristina Bakiut në mes të emisionit

Më: 26 maj 2019 Në ora: 13:24
Kristina Baki

Ditën e djeshme në emisionin "Pop Culture" ka qenë e ftuar modelja e njohur shqiptare Kristina Baki e cila ka rrëfyer shumë të pathëna për jetën e saj private dhe për karrierën.

Teksa ka folur për jetën private, Dojna e ka pyetur Kristinën se nëse rri në Shqipëri për shkak të ndonjë personi të veçantë. Modelja ka qeshur dhe moderatorja ka zbuluar se Kristina është në një lidhje me një djalë dhe për këtë arsye nuk e braktis vendin.

Ajo gjithashtu zbuloi edhe marrëdhënien që ka tani me prindërit të cilët dikur ishin shumë kundra që ajo të bëhej një modele.

“Babai im nuk donte që unë të bëhesha modele. Kur kam mbushur 17 vjeç më tha: ‘Tani mund të shkosh për miss’. I thashë: ‘Pse tani?’, ‘Tani mendoj se je rritur mjaftueshëm dhe mund t’i ndash gjërat’, më tha”,ka treguar modelja.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...