Fotot dhe këngët e 12-vjeçares bënë që familja të kalojë nën hetim

Bota e Yjeve

Fotot dhe këngët e 12-vjeçares bënë që familja të kalojë nën hetim

Më: 27 maj 2019 Në ora: 21:05
Gabriella Abreu Severino

Është vetëm 12 vjeçe dhe sjellja e saj ka shkaktuar shumë debate në Brazil.

Emrin e artit e ka “Melody”, por në të vërtetë quhet Gabriella Abreu Severino.

Babai i saj është producent dhe ai e ka shtyrë të bëhet këngëtare që në moshë të vogël, por tani që është 12 vjeçe, vajza duket se po kalon caqe që kanë shqetësuar opinionin publik.

Përveçse ka kënduar këngë me përmbajtje që nuk i shkojnë për shtat moshës së saj, vajza ka dalë edhe nëpër video-klipe e nëpër foto/video në Instagram me poza, veshje dhe sjellje aspak të moshës.

Kjo ka bërë që autoritetet në Brazil të marrin nën hetim familjen, ndërkohë që babai i saj është detyruar të kërkojë falje në publik për sjelljen që ka nxitur dhe lejuar.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat