Ledina Çelo publikon fotot e 14-viteve më parë, ja si dukej këngëtarja

Bota e Yjeve

Ledina Çelo publikon fotot e 14-viteve më parë, ja si dukej këngëtarja

Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:20
Ledina Çelo

Prej vitesh ajo është larguar nga Shqipëria dhe nga karriera e saj muzikore, por këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, ruan kontaktet me fansat e saj të shumtë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ajo është mjaft aktive në “Instagram”, ku poston foto e video të ndryshme të saj dhe të familjes. Por së fundmi duket se Ledina është bërë nostalgjike, pasi ka postuar foto të vitit 2005.

E teksa shikon fotografitë e vjetra dhe ato të reja, duket sikur koha ka ndaluar për 42-vjeçaren, e cila si gjithnjë shfaqet elegante dhe mjaft tërheqëse.

Në sy bie beli i saj i hollë, me korsenë e zezë prej lëkure që e tregon shumë joshëse. Në një foto të 2-të ajo shfaqet shumë seksi e veshur me një fustan që i ekspozon dekoltenë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat