Ylli i Towie, Amber Turner ka konfirmuar se është ribashkuar me Dan Edgar, derisa është parë duke flirtuar dhe përqafuar me të në Ibiza…edhe pse këtë e ka bërë pasi kishte thënë se kurrë nuk do të pajtohej me të
Në fillim të këtij muaji, Amber Turner ka insistuar që ajo nuk do të pajtohej me Dan Edgar pasi që ky i fundit ishte thënë se ka fjetur me Chloe Sims, por pas 48 ore ajo është parë në krahët e ish të dashurit të saj.
Ylli i Towie duket se ka ndërruar mendje dhe është fotografuar sot duke flirtuar e përqafuar me të në një pishinë në Ibiza.
Dan nuk dinte ti largonte duart nga beli i biondinës, derisa ajo ka shkëlqyer me bikinet e saj.