Qeqa Krelani i tha idiot, reagon ashpër futbollisti shqiptar

Bota e Yjeve

Qeqa Krelani i tha idiot, reagon ashpër futbollisti shqiptar

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 09:32
Qeqa Krelani

Komentatorja e parë shqiptare në historinë e futbollit shqiptar, Qëndresa Krelani e njohur si Qeqa e ftuar një javë më parë në "Xing me Ermalin", tregoi se teksa komentonte një ndeshje ka bërë një gafë të madhe duke lënë padashje mikrofonin ndezur e duke i bërtitur një prej futbollistëve.

“Ishte duke luajtur Kosova me Danimarkën dhe është një futbollist Edon Zhegrova që nuk e kam qejf, më duket i dashuruar me vetveten ai çuni. Kishte dy shanse brenda një shansi, ta pasonte ose ta bënte vetë golin. Teksa po komentoja, mendova se e fika mikrofonin dhe ja dhashë fjalën kolegut. ‘Po gjuaje o idiot’, bërtita duke menduar se e kisha fikur mikrofonin. U dëgjova live dhe doli në transmetim", tregoi Qeqa.

Pas kësaj deklarate, futbollisti Edon Zhegrova ka reaguar i ftuar në "N'drrimi i natës" duke u shprehur: "Është shumë e ulët që një femër të shprehet ashtu".

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat