Bebe Rexha publikon fotografi duke qarë, vazhdon të tregojë momentet e vështira të bipolarizimit

Bota e Yjeve

Bebe Rexha publikon fotografi duke qarë, vazhdon të tregojë momentet e vështira të bipolarizimit

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 13:36
Bebe Rexha

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh ajo publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria, duke u treguar më se e sinqertë me fansat për gjithçka rreth saj.

Vetëm disa javë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare publikoi disa fotografi në bikini nga plazhi, duke treguar format e saj trupore, dhe duke u shprehur se mund t’i bënte më të bukura me ‘photoshop’ ,por parapëlqen ta pranojë veten ashtu siç është.

Rexha ka folur hapur edhe për problemet që ka me shëndetin mental, duke deklaruar se është bipolare.

Së fundmi, ajo publikoi për fansat një maratonë fotografish në InstaStory, njëra prej të cilave e shfaqte atë duke qarë me makijazhin e prishur nga lotët.

Duke treguar se disponimi i saj ka ndryshuar drastikisht, artistja shqiptare e vërtetoi edhe njëherë se tregohet gjithnjë e hapur me fansat e saj, pa pasur frikë të flasë rreth problemeve të vazhdueshme që ka me luhatjen e humorit.

“Për një kohë super të gjatë unë nuk e kuptoja se përse ndihesha aq e sëmurë. Përse ndjeja pafuqi që më bënin që të mos dëshiroja të dilja nga shtëpia ose të rrethohesha nga njerëz dhe përse ndjeja super energji që nuk më lejonin që të flija gjumë, që nuk më lejonin të ndaloja së punuari ose të bëri muzikë. Tani e di pse! Unë jam bipolare dhe s’kam më turp ta them! Kjo është e gjitha. Ky album i radhës do të jetë albumi më i preferuar sepse unë nuk do fsheh asgjë. Ju dua të gjithëve shumë dhe shpresoj që të më pranoni mua siç jam. Nuk dua që juve t’ju vijë keq. Thjesht dua të më pranoni. Kjo është e gjitha. Ju dua”, kishte deklaruar Bebe Rexha kohë më parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat