Gruaja transgjinore jetoi 1 vit me vetëm një gjoks, rrezikoi jetën

Bota e Yjeve

Gruaja transgjinore jetoi 1 vit me vetëm një gjoks, rrezikoi jetën

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 17:44
Ivana Vladisllava

Ivana Vladisllava, 27 vjeç, e ndoqi proçeduren pasi gjithë jetën e saj e dedikoi në përpjekjet për t’u dukur si një femër por ra viktimë e një infeksioni shumë të rrezikshëm prej të cilit jetoi me një gji të vetëm për një vit.

Një grua transgjinore është bërë një nga njerëzit e parë në botë e cila ka paguar 16,000$ për të arritur një madhësi gjigante të gjoksit të saj fallco.

Ajo madje filloi të merrte mjekim me hormone femërore që në moshën 11-vjeçare madje vazhdon ende tentativat e saj për të ndryshuar.

Image

Pas një viti teksa jetoi me një gji, Ivana, nga Berlini, Gjermani, ishte në gjendje të zëvendësonte implantin e mbetur me një palë implante të mbushura me ajër që i dhuronin asaj një numër të konsiderueshëm të gjoksit.

"Megjithatë, pas operacionit, gjiri im i djathtë u hap dhe unë mund të shihja implantin që po dilte nga lëkura ime, e madje kisha edhe shumë gjakrrjedhje. Kjo ishte e tmerrshme për mua”, tregon Ivana.

Image

"Vetëm katër muaj më vonë u shtrova në spital sepse kisha helmim në gjak dhe mjekët zbuluan se kisha një bakter vdekjeprurëse në implantin tim, kështu që duhej me doemos ta hiqja atë”.

"U detyrova pastaj të dilja për një vit me radhë vetëm me një gji në rrugë dhe madje kjo ishte gjëja më e mirë e mundshme që unë mund të bëja sepse në këtë mënyrë shmanga shumë operacione të cilat mund të vinin nga helmimi. Tentova gjatë ta fshihja këtë gjë por pastaj kur dikush më zbuloi filloi të më thërriste ciklop dhe kjo ishte me të vërtetë tronditëse për mua’, tregon ajo.

Image

Transgjinorja seksi duhet të presë ende shumë për të kryer një operacion të radhës dhe kjo për arsye shëndetësore derisa të përfundojë dhe realizojë një pamje normale të gjoksit duke ekuilibruar të dy ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat