Kejsi Tola merr guximin të ekspozojë gjoksin, nuk përmbahet në poza seksi

Bota e Yjeve

Kejsi Tola merr guximin të ekspozojë gjoksin, nuk përmbahet në poza seksi

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 14:33
Kejsi Tola

Kejsi Tola është bërë një yll i vërtetë dhe këtë e dëshmojnë fotot e fundit që këngëtarja ka postuar në “Instagram”-in e saj. E ftuar në një përvjetor të një lokali të njohur në Tiranë, Kejsi ka marrë pozat më seksi që mund të këtë provuar më parë.

E shtrirë në një divan, e veshur me një fustan të zi mëndafsh dhe këpucë të kuqe, Kejsi shijon një gotë verë në formën e saj më të mirë. Ajo që vunë re të gjithë ndjekësit e saj dhe madje e komplimentuan ishte forma perfekte fizike pas dobësimit në palestër, regjim që Kejsi e nisi para se të konkurronte në “Kënga Magjike” me këngën e Flori Mumajesit me titull “Më ke mua”.

Ajo që na ra në sy, nisur nga stili prej vitesh i Kejsit, ishte fakti që si rrallëherë ajo kishte marrë guximin të ekspozonte gjoksin në sajë të dekoltesë sensuale dhe të fustanit të zi dhe mjaft elegant. Është normale që ky çlirim vjen pas vetëbesimit që këngëtarja ka fituar me trupin e saj pas dobësimit dhe tonifikimit në palestër.

Image

Kjo është hera e dytë që Kejsi dobësohet në mënyrë të dukshme, nëse kujtojmë humbjen e 7 kilogramëve para pesë vitesh, në sajë të një diete personale që mbajti. Kujtojmë që pak javë më parë, Kejsi festoi ditëlindjen e saj të 27- të në palestër.

Në këtë ditë të veçantë të këngëtares mbërritën urime të ndryshme në llogarinë e saj në ‘Instagram’ nga të gjithë ndjekësit dhe miqtë e saj. Një ndër urimet më të bukura, që Kejsi mori këtë ditë, ishte dhe ai i mikes së saj, Orgesa Zaimi, e cila zgjodhi ta uronte me një bashkim fotosh në periudha të ndryshme të vajzave, krahas së cilës kishte shkruar: “Gëzuar ditëlindjen maçok! Unë të kam ty!”.

Image

Në foton e publikuar në “Instastory” dalloheshin momentet më të veçanta të vajzave, që prej pjesëmarrjes së tyre në programin “Ethet e së premtes” e deri në koncertet e ndryshme të dhëna në ditët e sotme. Mesa duket, miqësia e nisur shumë vite më parë nga një kompeticion, duket se është forcuar akoma më shumë me kalimin e viteve dhe mbetet një nga ato shoqëritë vërtet të rralla. Ndërkohë, mungoi atë ditë një dedikim nga kantautori i njohur Flori Mumajesi, i cili prej disa muajsh u përfol si i dashuri i Kejsit.

Edhe pse në profilin e tij në “Instagram” ai mbante këngën që shkroi për të, “Më ke mua”, që u komentua në “Kënga Magjike” si kënga që ia dedikonin njëri-tjetrit, prapë nuk pamë një urim publik nga ai. Nga ana tjetër, Kejsi postoi në “Instastory” një foto nga palestra, ku me anë të statusit thoshte se ky ishte vendi dhe mënyra me të cilën kishte kaluar ditën e ditëlindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat