Stili i Irina Shayk si nënë që punon, po lavdërohet nga të gjithë!!

Bota e Yjeve

Stili i Irina Shayk si nënë që punon, po lavdërohet nga të gjithë!!

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 19:02
Irina Shayk

Irina Shayk është mjaft e zënë; përpos karrierës si modele, duhet të kujdeset edhe për vajzën dy vjecare, Lea, që ka me ish-in e saj, Bradley Cooper. Dhe ashtu si shumë nëna të tjera që punojnë, ajo po përdor një garderobë më të lehtë, dhe të kollajtë për tu mbajtur, duke u dukur në të njëjtën kohë, shumë bukur!

Modelja ruse e dëshmon qarte se dhe minimalistja mund të jetë seksi. Veshja e saj e fundit, tërhoqi shumë vëmendje: Irina kishte kombinuar një palë cizme shiu Channel me një fustan të shkurtër të zi klasik, një pardesy ngjyrë ushtarake dhe syze të zeza nga Celine.

Një kombinim mjaft I arrirë, nëse do të nisemi nga cfarë thonë ekspertët e modës! Edhe disa kombinime te meparshme, kane pasur mjaft sukses:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat