Kejvina Kthella bëhet shoqe me velinën që i zuri vendin, Belinda Dragoti zbulon detaje nga marrëdhënia e tyre “hot”

Bota e Yjeve

Kejvina Kthella bëhet shoqe me velinën që i zuri vendin, Belinda Dragoti zbulon detaje nga marrëdhënia e tyre “hot”

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 15:53
Kejvina Kthella

Mbi tre muaj nga largimi në messezoni i Kejvina Kthellës si velinë e Ermal Mamaqit në emisionin e tij “Xing”, zëvendësuesja e saj Belinda Dragoti ka marrë famën e mjaftueshme për të qenë një vajzë ekrani më shumë ndjekës në ekran.

Po ndërkohë që fansat e vajzave mendonin se kishin të bënim me një rivalitet të fortë mes tyre, është vetë Belinda ajo që nëpërmjet disa postimeve të fundit në “Instagram” ka zbuluar detaje për marrëdhënien e ngushtë mes tyre. Belinda ka ndarë me miqtë dy foto në plazh, ku vajzat pozojnë duke i dhënë puthje plot dashuri njëra-tjetrës.

“Xing girls doing their things”, ishte statusi i velinës aktuale, ndërsa komentohen nga fansat për marrëdhënien shumë “hot”, teksa ndodhen të shtrira më bikini pranë njëra-tjetrës. Nuk mungojnë zemrat që shkëmbejnë, fakt që dëshmon se ato po ia kalojnë shumë bukur pranë njëratjetrës si shoqe për kokë.

Kujtojmë që Kejvina u largua mes lotësh nga “Xing” në muajin mars, një lajm i dhënë nga show televiziv, që njoftonte se Kejvina nuk do të ishte më pjesë e programit të të shtunave. Kejvina u bë pjesë e emisionit në vitin 2017 dhe dalja e saj e parë në këtë emision bëri bujë të madhe për shkak të fustanit të kuq me të çarën ekstreme, që u diskutua gjatë në mediat online.

Fillimisht ishin disa portale që shkruanin se velina bionde nuk do të ishte më pjesë e emisionit, pasi, sipas tyre, kishte braktisur emisionin në mes të sezonit si pasojë e një konflikti me moderatorin Ermal Mamaqi. Por cila është arsyeja? “Shkak ishte bërë fakti që ajo nuk kishte marrë vëmendjen dhe dedikimin e duhur nga Ermal Mamaqi, sipas të njëjtave media.

E pas largimit të Kejvina Kthellës, “Xing me Ermalin” mbeti pa velinë, por pas dy javësh audicione dhe aplikimeve duket se u gjet shpejt velina e re, vajza brune me kaçurrela, Belinda Dragoti. Ndryshe nga herë të tjera, prezantimi i velinës së re u bë pa shumë bujë. 18-vjeçarja dukej se nuk kishte nevojë.

E veshur me një fustan ngjyrë nudë, me flokë të gjata kaçurrela, Belinda u fut në studio mes duartrokitjesh me një ecje tejet provokuese. Prezantimit të Ermal Mamaqit me humor ,se ajo ishte përzgjedhur mes 470 vajzave që aplikuan, ajo iu përgjigj.

“Ndihem shumë e lumtur dhe shpresoj që t’i përmbush të gjitha ato që kërkohen në këtë emision dhe ta mbaj sa më mirë këtë pozicion që m’u ofrua dhe shpresoj që rroga të jetë gjithashtu aq sa flitet lart e poshtë. Unë vij nga qyteti i Elbasanit dhe studioj në një nga Universitetet e Tiranës për Dizajn”, e bëri prezantimin për veten ajo.

Ndërkohë, pyetjes së Ermalit: “Përse ekzistojmë ne”, ajo iu përgjigj: “Në gjykimin tim, mendoj se për të lënë disa gjurmë”. Ndërkohë, nuk dihet se kur dhe si është afruar kaq shumë me ish-velinën, Kejvinën, e cila la Italinë për emisionin “Xing”, program nga i cili u tha se iku e zhgënjyer. Sipas burimeve të “Tv Klan”, edhe pse e justifikoi largimin e papritur për një projekt mode në Milano, atë sërish do e shohim në ekranin e “Tv Klan”.

Kejvina do të jetë pjesë e spektaklit “Dance with me”, ku do të kërcejë çift me ish-deputetin kaubojs të Lezhës, Eduart Ndocaj, të cilin e ka kushëri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat