Detaji në pamjen e Kate Middleton, bën që të pëlqehet edhe më shumë

Bota e Yjeve

Detaji në pamjen e Kate Middleton, bën që të pëlqehet edhe më shumë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 11:23
Kate Middleton

Kate Middleton është një grua e zakonshme! Vështirë që të jesh gjithmonë perfekte mes angazhimeve të shumta publike dhe detyrimeve si nënë dhe bashkëshorte.

Kështu gruaja e princit William të Anglisë, u shfaq në një event dedikuar fotografisë, ku ishte kumbarë.

Në aktivitetin e realizuar nga ‘The Royal Photographic Society’, u vu re se dukesha e Cambridge i kishte flokët ndryshe në rrënjë, ku për shkak të rritjes së tyre dukeshin dy ngjyra.

Duket se Kate nuk ka pasur kohë mjaftueshëm për të shkuar te parukieri.

Kështu ajo u shfaq e thjeshtë dhe e lirshme, duke mos qenë maniake pas perfeksionit.

Bashkëshortja e William është shumë e preferuar nga britanikët, madje edhe nga mbretëresha Elizabeth, e cila duket se e ka më shumë në zemër në raport me kunatën e saj Meghan Markle. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat