U shfaq thuajse nudo në klipin e ri, kishte veshur të brendshme Elvana Gjata?

Bota e Yjeve

U shfaq thuajse nudo në klipin e ri, kishte veshur të brendshme Elvana Gjata?

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 22:44
Elvana Gjata

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata, i la të gjithë pa fjalë me look-un e saj në klipin më të ri me titull “Fustani”, në bashkëpunim me reperin e njohur, Capital T.

Ashtu siç titulli, kryefjala e klipit ishte veshja e saj, ku në videoklip u shfaq me disa fustane të ndryshme.

Por ai që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte fustani i tejdukshëm i punuar me zinxhirë. Fustani ekspozonte të pasmet dhe gjoksin e këngëtares.

E teksa të gjithë e panë këtë look të këngëtares, pyetën nëse kishte veshur të brendshme apo jo? Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale dhe nga klipi, shumë thonë që jo, por si qëndron e vërteta?

“Prive.al” raporton se këngëtarja mban veshur të brendshme në ngjyrë nude me prerje lazeri të cilat janë pothuajse të padukshme kur vishen!

Gjithashtu Elvana ka përdorur reçipeta në formë silikoni që janë thuajse të tejdukshme kur i vendos në lëkurë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat