Kërceu në ritmet e këngës “Loco Contigo”, Tyga dhe Dj Snake suprizojnë ish-banoren e “Big Brother”

Bota e Yjeve

Kërceu në ritmet e këngës “Loco Contigo”, Tyga dhe Dj Snake suprizojnë ish-banoren e “Big Brother”

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 13:44
Armela Hyseni

Edhe pse kanë kaluar disa vite që nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother”, Armela Hyseni, është bërë mjaft e njohur për publikun shqiptar.

Armela vazhdon të jetë shumë aktive në jetën e saj publike dhe përflitet gjatë në mediat rozë. Madje së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen teksa ka publikuar disa video në ‘Instastory”, ku shfaqet duke kërcyer nën ritmet e hitit të fundit të Tyga dhe Dj Snake, “Loco Contigo”.

Në videot e saj, ajo ka bërë tagg gjithashtu edhe artistët në fjalë dhe ata nuk kanë vonuar të reagojnë. Tyga dhe Dj Snake i kanë dërguar Armelës disa ikona që tregojnë se performanca e saj ju ka pëlqyer.

Këto mesazhe apo reagime të artistëve, ish-banorja e “Big Brother” ka vendosur që t’i publikojë në “Instastory”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat