Çifti i shoubizit shfaqen duke u argëtuar në jahtin e tyre

Bota e Yjeve

Çifti i shoubizit shfaqen duke u argëtuar në jahtin e tyre

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 22:49
Këngëtari, John Legend dhe partnerja e tij, modelja Chrissy Teigen

Çifti i njohur po kalojnë momente të këndshme në jahtin e tyre.

Çifti i njohur i shoubizit, këngëtari, John Legend dhe partnerja e tij, modelja Chrissy Teigen janë shfaqur duke u argëtuar në jaht me fëmijët e tyre.

Ata po udhëtonin jashtë bregdetit italian dhe dukeshin tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit në fotot që tashmë po qarkullojnë në mediat e huaja.

John dhe Chrissy po shoqëroheshin nga dy fëmijët, vajza tre vjeçare Luna dhe djali një vjeç Miles.

Ajo çfarë ra tjetër në sy është gjoksi i modeles të cilin ia zbulonin bikninit e hapura në pjesën e përparme.

Ndryshe ata njihen si një prej çifteve simpatike dhe dashurinë që kanë për njëri-tjetrin e kanë dëshmuar shpesh herë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat