Meghan Markle shfaqet për herë të parë e vetme pas lindjes së djalit, mbështet publikisht Serena Williams

Bota e Yjeve

Meghan Markle shfaqet për herë të parë e vetme pas lindjes së djalit, mbështet publikisht Serena Williams

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 06:37
Meghan Markle

Ditën e sotme Meghan Markle është shfaqur për herë të parë e vetme pas lindjes së djalit të saj, Archie Harrison. Dukesha e Sussex ishte e pranishme në kampionatin e tenisit në Wimbledon për të mbështetur mikeshën e saj Serena Williams. Pavarësisht se asnjë nga familja mbretërore nuk ishte i pranishëm, Meghan u shoqërua nga dy shoqe të tjera të saj.

Dukesha kishte veshur një palë xhinse të thjeshta, bluzë të zezë, xhaketë të bardhë kombinuar me taka të zeza.

Ajo çfarë ra në sy ishte një varëse floriri me shkronjën A, si simbol i emrit të djalit të saj.

Burime për “US Weekly” kanë treguar se Meghan nuk e ka pasur të lehtë ta lërë Archie-n vetëm, por nuk mund të mungonte as në ndeshjen e mikes së saj. Markle dhe Williams njihen me njëra-tjetrën që prej vitit 2014, madje tenistja e njohur ishte e pranishme në dasmën e dukeshës dhe në ‘baby shower-in’ që ajo organizoi. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat