Mashkulli që po i ‘çmend’ yjet shqiptare, fotografohet me të dashurën në pushime

Bota e Yjeve

Mashkulli që po i ‘çmend’ yjet shqiptare, fotografohet me të dashurën në pushime

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 18:23
Maluma

Maluma po shijon pushimet në Ibiza.

Pas shumë angazhimeve në turne muzikor, Maluma ka gjetur pak kohë për pushime.

Këngëtari ka zgjedhur që këto ditë të relaksohet në plazhet e Spanjës, ndërsa nuk i ka kursyer fotografitë në rrjete sociale.

Në këto pushime, Maluma po shoqërohet nga e dashura e tij, Natalia Barulich, me të cilën nuk preferoi të publikonte fotografi në rrjete sociale.

Megjithatë, paparacët kanë publikuar imazhe të çiftit, ku shihen në përqafim të njëri-tjetrit teksa po shëtiteshin me jaht.

Image

Natalia kishte veshur një fustan të gjatë me lule, i cili ia theksonte format trupore asaj.

Kujtojmë se Maluma është emër shumë i njohur në industrinë e muzikës, ai pëlqehet edhe nga të famshmet shqiptare.

Së fundi, Tayna dhe modelja Kejvina Kthella ishin të pranishme në koncertin e tij, të cilat bënë edhe fotografi me këngëtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat