Irina Shaik rigjen qetësinë në vetvete pas ndarjes nga aktori hollivudian Bredli Kuper.
Modelja ruse, e cila u bë edhe më e famshme pas fejesës me Kristiano Ronaldon, nuk ka humbur gjurmët pas zhgënjimit të radhës në jetën private, por është rikthyer shumë shpejt fuqishëm me disa foto sensuale në rrjetet sociale, të cilat si gjithmonë kanë ditur se si të kapin vëmendjen e fansave të saj.