I kapën mat, ky është çifti më i ri i showbizit!

Bota e Yjeve

I kapën mat, ky është çifti më i ri i showbizit!

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 10:34
Camila Cabello, Shawn Mendes

Një romancë e re ka nisur në showbiz-in e huaj.

Këngëtarja e njohur Camila Cabello pak ditë pasi u nda nga i dashuri i saj Mathew Hussey pas më shumë se 1 vit bashkë ka gjetur sërish dashurinë.

Së fundmi, u përfol se Camila ka nisur një lidhje të re me këngëtarin Shawn Mendes dhe mesa duket ku ka zë, s’është pa gjë!

Camila dhe Shawn janë çifti më i ri i showbizit dhe pak orë më parë janë kapur mat duke ecur përdore e duke u përqafuar,  në West Hollywood të Kalifornisë.

Shawn dhe Camila janë parë edhe më herët bashkë në 4 Korrik, në një festë private organizuar nga një mik i tyre.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat