Modelja shqiptare pozon përkrah Demi Rose dhe Tiffany Keller

Bota e Yjeve

Modelja shqiptare pozon përkrah Demi Rose dhe Tiffany Keller

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 14:17
Lorena Haliti

Modelja me origjinë shqiptare, Lorena Haliti, prej kohësh tashmë po korr një sukses të madh në SHBA.

Ajo është kthyer në një nga modelet më të kërkuara atje dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj.

Ajo ka bashkëpunuar me emrat më të mëdhenj të modës dhe së fundmi ka qenë pjesë e sfilatës së një ‘brandi’ për prezantimin e rrobave të banjës.

 

Në sfilatën e “Oh Polly” nuk kanë munguar as modele shumë të njohura, me të cilat Lorena ka ndarë disa momente mjaft të veçanta.

Ajo ka publikuar një video, në të cilën shfaqej përkrah modeles me famë botërore, Demi Rose, njëkohësisht edhe ish e dashura e reperit të njohur, Tyga.

Image

Më pas në një video Lorena shihej duke pozuar me Tiffany Keller, një tjetër modele mjaft e njohur, që ishte pjesë e sfilatës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat