Naomi Campbell e fiksuar pas pastërtisë, zbulon çfarë bën gjatë fluturimeve me avion

Bota e Yjeve

Naomi Campbell e fiksuar pas pastërtisë, zbulon çfarë bën gjatë fluturimeve me avion

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 15:52
Naomi Campbell

“Njerëzit kolliten dhe teshtijnë, dhe unë nuk rri kurrë pa maskë”. Janë këto fjalët e supermodeles Naomi Campbell, teksa në kanalin e saj në Youtube, flet për dashurinë që ka për fluturimet.

Po ashtu ajo tregon se para çdo fluturimi dezinfekton vendin ku ulet dhe çdo objekt në kontakt me të.

“Nuk më intereson për atë që mendojnë njerëzit për mua”, thotë modelja në videon e fundit.

Image

Ndërkohë një zonjë pas saj, bën shaka dhe i thotë, “Pastro edhe vendin tim”.

Image

Campbell tregon se e mbulon sediljen e saj me një lloj mbulese dhe se e ndërron vazhdimisht, ashtu sikundër dhe ngjyrat, për të cilat thotë se e bëjnë të lumtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat