Britney Spears shfaqet hapur me të dashurin 12 vite më të ri

Bota e Yjeve

Britney Spears shfaqet hapur me të dashurin 12 vite më të ri

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 10:40
Britney Spears, Sam Asghari

Këngëtarja me famë botërore Britney Spears është shfaqur me një këmishë të bardhë, duke vënë këmbët në plan të parë, gjatë drekës me të dashurin e saj të ri Sam Asghari.

Ajo ka kaluar kohë duke ngrënë ushqim të shëndetshëm në njërën nga restaurantet luksoze në Beverly Hills së bashku me Sam-in.

37 vjeçarja ishte përgatitur mirë për ti bërë ballë motit të nxehtë që mbretëronte në jug të Kalifornisë.

Britney kishte veshur një këmishë të bardhë, e të ngushtë.

Ajo dukej mjaft atraktive dhe sportive, duke u shëtitur hapur me 25 vjeçarin Sam Asghari.

Ata të dy u takuan në 2016 në Slumber Party dhe pastaj filluan të takoheshin më shpesh. Tanimë ata janë një çift mjaft i pëlqyer nga publiku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat