Kate dhe Meghan bëjnë “paqe”, shihen të buzëqeshura

Bota e Yjeve

Kate dhe Meghan bëjnë “paqe”, shihen të buzëqeshura

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 08:41
Kate Middleton dhe Meghan Markle

Prej kohësh flitet se bashkëshortja e princit William të Anglisë, Kate Middleton dhe ajo e princit Harry, Meghan Markle, nuk i kanë punët mirë mes tyre.

Por teksa këtë të shtunë morën pjesë në finalen e Wimbledon, për të ndjekur Serena William, e cila është mike e ngushtë e Harry u panë të buzëqeshura.

Madje ato u panë duke biseduar dhe duke shfaqur shenja afrimiteti.

Kate ishte veshur me një fustan jeshil elegant, ndërsa Meghan me një këmishë të bardhë të kombinuar me një fund të bardhë me blu me pala.

Kështu që të dyja nuset e familjes mbretërore pas shumë kohës u panë në humor të mirë, duke shtuar zërat se mes tyre janë sheshuar pakënaqësitë.

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat