Çfarë ndodh në prapaskenat e një koncerti? Elvana Gjata e zbulon më se miri me fotot më komike që mund të keni parë - Bota Sot
Çfarë ndodh në prapaskenat e një koncerti? Elvana Gjata e zbulon më se miri me fotot më komike që mund të keni parë

Bota e Yjeve

Çfarë ndodh në prapaskenat e një koncerti? Elvana Gjata e zbulon më se miri me fotot më komike që mund të keni parë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 17:09
Elvana Gjata

Në datë 15 korrik koncerti më i madh në vend i organizuar me rastin e 15 vjetorit të platformës ‘Digitalb’ bëri bashkë artistët më të mirë nga Shqipëria dhe Kosova për të dhuruar performanca unike në sheshin ‘Skënderbej’.

Një ndër to ishte dhe këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata. Ajo performoi disa nga këngët më të mira ndër vite së bashku me trupën e baletit, e cila e shoqëron tashmë Elvanën në çdo dalje publike.

Mirëpo pak më parë, Gjata ka zbuluar me anë të një postimi në ‘Instagram’ se çfarë ndodh realisht ne prapaskenat e një koncerti. “Në fillim po merrnim poza, pastaj na thirrën për të dalë në skenë”,- ka shkruar artistja bashkangjitur fotove të ndryshme që ka publikuar ku dallohet se nga nxitimi janë fotografuar duke vrapuar. Në një prej fotove duket qartë se Elvana dhe grupi i saj i baletit janë shtrirë në tokë.

Mesa duket përveç nxitimit grupi i artistëve edhe janë argëtuar në vrullin e punës pak para se të dilnin në skenë. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Elvana zbulon momente nga prapaskenat e xhirimeve dhe daljeve të saj publike.

Pak para se këngëtarja të sillte në treg këngën me titull ‘Mike’ në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe John Shahun, publikoi një video e cila u bë virale për dozat e humorit që kishte duke imituar mamanë e saj kur ajo ka qenë e vogël.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...