Lamtumirë shapkat Dior; Lori dhe Armina sjellin trendin e ri 880 dollarësh të aksesorit të këmbës!

Bota e Yjeve

Lamtumirë shapkat Dior; Lori dhe Armina sjellin trendin e ri 880 dollarësh të aksesorit të këmbës!

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:01
Lori

Pas shapkave Dior që i pamë gjithandej të veshura nga vajzat e njohura shqiptare, duket se trendi i radhës sa i përket aksesorit të këmbës kësaj here i përket markës Versaçe.

Shtëpia e njohur e modës ka risjellë edhe një herë në vëmendje trendin e viteve ’90, teksa në koleksionin pranverë/ verë 2019 prezantoi shapkat me takë katrore dhe rrip i trashë plastic. Veshje e brendshme e kësaj pandofle është me print gjarpri, gjë që justifikon edhe çmimin prej afro 880 dollarësh.

Siç shpesh ndodh me trended e reja në industrinë e modës, ndër të parat që i përqafojnë risitë që sugjerojnë shtëpitë e njohura në vendin tonë janë Lori Hoxha dhe Armina Mevlani.

Edhe shakat “PVC snake sandals” duket se trashëgimtarja e Top Media dhe blogerja e njohur, nuk mund të rrinin pa i bërë pjesë të garderobës së tyre, pët t’i ndarë më pas në llogaritë e tyre në Instagram.

E para që u pa t’i vishte shapkat e momentit ishte Lori Hoxha e cila ka preferuar versionin në ngjyrë rozë të takës, ndërsa më pas pak orë më vonë i pamë edhe tek Armina Mevlani me të njëjtin version.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat