Flet Sharon Stone pas goditjes në tru: U ndjeva si Lady Diana, e tradhëtuar nga të gjithë...... - Bota Sot
Flet Sharon Stone pas goditjes në tru: U ndjeva si Lady Diana, e tradhëtuar nga të gjithë......

Bota e Yjeve

Flet Sharon Stone pas goditjes në tru: U ndjeva si Lady Diana, e tradhëtuar nga të gjithë......

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 15:09
Sharon Stone

Aktorja e njohur Sharin Stone 61 vjeç kthehet pas dhe flet për periudhën më të vështirë të jetës së saj.

Në vitin 2001 aktorja u godit nga një iktus ( goditije në tru) dhe në një intervistë për  revistën "Variety" yllii  Hollywood  është shpehur:

“Isha një nga gratë më të famshme e më të dashura në botë, pastaj të gjithë më harruan. U ndjeva e braktisur dhe sikur humba gjithçka, përfshirë edhe djalin tim”.

 Më pas aktorja shtoi se i është mirënjohëse të gjithë mjekëve që i shpëtuar jetën.

“Nuk do resht kurrë së falënderuari të gjithë mjekët që më shpëtuan jetën. Pasi u shërova e nisa gjithçka nga zeroja në kuptimin e vërtetë të fjalës. Mësova nga fillimi të bëj gjërat më elementare si të ecja, të lexoja të shkruaja. I humba të gjitha dhe u harrova lehtësisht siç edhe Lady Diana. U harrova nga ata që presupozohej të më donin shumë”, tregoi Sharon Stone që shtoi se u ndje e tradhtuar brutalisht nga të gjithë, edhe nga miqtë, kolegët dhe djali.

Sharon e ka përshkruar iktusin si një "goditje rrufe" në kokë kaq të dhimbshme aq sa bëhesh e pavetëdijshme dhe tani është mbështetëse e sëmundjeve që plakin trurin dhe ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në mënyrën e jetesës sidomos tek gratë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...