Vajza gjashtë vjeçare e Kim hapave të nënës, nxit reagime me imazhin e fundit

Bota e Yjeve

Vajza gjashtë vjeçare e Kim hapave të nënës, nxit reagime me imazhin e fundit

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 08:38
Ilustrim

Fëmijët e familjes së famshme Kardashian kanë realizuar disa fotografi së bashku.

Me këtë rast familja e njohur kanë festuar ditëlindjen e 85-të të gjyshes së tyre, Kris Jenner, Mary Jo Campbell, shkruan Daily Mail.

Në një imazh që kanë shprëndarë në Instagram shihen, vajza e Kourteny, Penelope së bashku me Khloe dhe vajzën e saj, True dhe vajzën e madhe të Kim, North West.

Image

Ajo që morri vëmendjen më të madhe ishte vajza e Kim, North e cila kishte të vendosur një vëth në hundë gjë që mori kritika nga komentuesit.

Por I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Kim e cila publikoj të njëjtën foto dhe në mbishkrim tregoj që ishte një vëth ishte falsë dhe jo pirsing i vërtetë.

Kjo nuk është hera e parë që vajza e Kim nxit reagime, ajo shpesh herë është shfaqur me veshje të ekzagjeruar, takat të larta dhe e grimuar e që është konsideruar e tepërt për një vajzë gjashtë vjeçare.

Vajzat e Kardashian-Jenner publikuan edhe imazh të tjera nga kjo ndejë familjare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat