Katy Perry tregon se është zhytëse e zonja

Bota e Yjeve

Katy Perry tregon se është zhytëse e zonja

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 12:13
Katy Perry

Katy Perry, përpos që është këngëtare shumë e mirë, duket se është edhe një zhytëse shumë e zonja.

Këngëtarja e “Never Really Over” është duke shijuar pushimet me të fejuarin e saj Orlando Bloom në Mallorca të Spanjës, ku ajo është fotografuar derisa ka kërcyer në ujë nga një shkëmb.

34 vjeçarja Perry dukej mrekullueshëm me një palë bikine të zeza me pika të bardha.

Në ndërkohë, 42 vjeçari Bloom i cili i ka propozuar Perryt më herët gjatë këtij viti, duket se në vend të kërcimeve në ujë ka zgjedhur të eksplorojë vende të bukura.

“Pamjet më të mira janë ato pas një ngjitje të vështirë”, ka shkruar aktori poshtë disa fotografive ku shihet që është ngjitur në majë të një shkëmbi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat