Shtatzënë për herë të dytë? Hueyda El Saied zbulon të vërtetën

Bota e Yjeve

Shtatzënë për herë të dytë? Hueyda El Saied zbulon të vërtetën

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 22:47
Hueyda El Saied

Prej disa kohë, Hueyda El Saied, ka njoftuar se po punon për ekspozitën e saj të tetë me piktura.

Ndërkohë dje ajo publikoi në profilin e saj në “Instagram” një foto ku tregonte se kishte pikturuar një balerinë shtatzënë. Nisur nga kjo, të gjithë fansat e saj menduan se ajo ishte në pritje të ëmbël për herë të dytë.

Ndjekësit menduan se ajo zgjodhi këtë mënyrë për të thënë publikisht se ishte shtatzënë dhe ata e uruan menjëherë.

Por mesa duket nuk është aspak ashtu siç menduan fansat e saj. Hueyda ka publikuar sot disa “Instastory”, ku e ka mohuar lajmin se po pret një fëmijë të dytë.

“Piktura nuk ka lidhje me mua. Ish-balerinë jam, por nuk jam shtatzënë, se më kanë ardhur plot mesazhe urimi. Jo nuk jam shtatzënë, ishte thjesht një frymëzim i momentit”, ka treguar Hueyda.

Ndërkohë kujtojmë se Hueyda El Saied është nënë e një djali të quajtur Gabriel dhe momentalisht është shkëputur për të jetuar në Luxembourg.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat