Georgina dyshohet se është shtatzënë, Ronaldo buzëqesh pranë bukuroshes

Bota e Yjeve

Georgina dyshohet se është shtatzënë, Ronaldo buzëqesh pranë bukuroshes

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 08:25
Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo

Ai u bë baba për herë të katërt një vit më parë kur e dashura e tij, Georgina Rodriguez lindi vajzën e tyre Alana Martina.

Cristiano Ronaldo pati edhe më shumë arsye për të buzëqeshur të hënën, kur morri një çmim prestigjioz të revistës sportive, Marca për arritjet në futboll – dhe kishte partneren magjepsës pranë tij.

Sulmuesi portugez, i cili aktualisht luan për klubin italian të Juventusit e përqafoi të dashurën 25-vjeçare teksa pozoi me krenari me trofeun gjatë një ceremonie të mbajtur në kryeqytetin spanjoll të Madridit.

Pos hireve të bukurisë që ka bukuroshja, mediat e huaja raportojnë se zeshkania duket se është shtatzënë për herë të dytë.

E gjithë kjo në saje të shtimit të peshës në kohët e fundit prej argjentinases, e cila shihet paksa me bark të rrumbullakosur.

Ndryshe, Ronaldo tashmë është baba i katër fëmijëve – tre prej tyre i ka sjell një nënë surrogate – një e ka me Rodriguezin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat