E quajtën lesbike, Dafina Zeqiri ka dy fjalë për ndjekësit e saj: Disa qenie njerëzore egoiste…

Bota e Yjeve

E quajtën lesbike, Dafina Zeqiri ka dy fjalë për ndjekësit e saj: Disa qenie njerëzore egoiste…

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 17:56
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Dafina Zeqiri, ka reaguar ashpër ditën e sotme, pasi një ndjekëse në “Instagram” e quajti atë lesbike.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ajo vendosi që t’i përgjigjej fanses e cila e pyeti nëse ishin të vërteta fjalët që janë thënë së fundmi për të.

Sipas Dafinës, pyetja është pakuptim dhe se gjysma e atyre meshkujve që njerëzit kanë idhull janë biseksualë.

Më pas ajo i ka bërë screenshot bisedës në mënyrë që ta publikojë në Instastory, për t’iu paraprirë të gjithë atyre që mendojnë të njëjtën gjë:

“Unë i respektoj të drejtat e njerëzve. Çdo të drejtë njerëzore! Ka njerëz që nuk dalin dot nga shtëpitë e tyre nga bombat ose nuk kanë ujë të pijnë dhe disa qenie njerëzore egoiste mundohen të kontrollojnë jetët e të tjerëve sepse kanë vendosur të mos jetojnë jetën e tyre”, shkruan Dafina, duke u kërkuar të gjithëve që të shikojnë punët e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat