Vajza e Topallit shtatzënë, zbulohet kush është partneri i saj

Bota e Yjeve

Vajza e Topallit shtatzënë, zbulohet kush është partneri i saj

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 07:48
Megi Topalli

Prej disa ditësh po përflitet se vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Megi Topalli është në një lidhje të re dhe madje ka nisur bashkëjetesën me djalin në fjalë.

Madje u mësua se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe se është në muajt e fundit të shtatzënisë.

Ditën e sotme është zbuluar edhe identiteti i partnerit të Megit. Sipas ‘ShkodraWeb’, ai quhet Angjelin Serreqi dhe dy të rinjtë kanë nisur të bashkëjetojnë prej muajsh bashkë.

Tashmë gjërat mes dy familjeve janë bërë zyrtare dhe ashtu si Megi dhe ai është nga Shkodra.

Angjelini ka jetuar prej disa vitesh në Itali dhe është me profesion specialit IT.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat