Mediet e huaja shkruajnë për paraqitjen e Miley Cyrus në “Sunny Hill”

Bota e Yjeve

Mediet e huaja shkruajnë për paraqitjen e Miley Cyrus në “Sunny Hill”

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 14:08
Miley Cyrus

Miley Cyrus vuri në pah format trupore gjatë performancës në “Sunny Hill Festival” në Kosovë.

Ajo njihet për paraqitjet e saj energjike dhe të tilla që i bën të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo, shkruan DailyMail.

Miley Cyrus, 26 vjeçe, nuk zhgënjeu kur u ngjit në skenën e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, të premten.

Image

E veshur seksi me një kostum krejt të zi, këngëtarja ndau me ndjekësit në Instagram disa imazhe me këtë veshje.

Miley dukej e parezistueshme kur tregoi barkun e sheshtë, teksa mbante disa zingjirë në fyt.

Image

Ish-ylli Hannah Montana kishte veshur një palë pantallona të zezë prej lëkure, të cilët i kishte kombinuar me çizme të gjata.

Nuk duhet se bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth, me të cilin u martua më 29 dhjetor të vitit të kaluar, iu bashkua asaj në këtë udhëtim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat