Si është seksi kur bën palestër? Moderatorja shqiptare habit me përgjigjen

Bota e Yjeve

Si është seksi kur bën palestër? Moderatorja shqiptare habit me përgjigjen

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 08:36
Aulona Musta

Aulona Musta nuk ka tabu. E ftuar në emisionin “Treshat”, Bora Zemani nuk ka nguruar ta pyesë moderatoren e “Thumb” edhe mbi jetën seksuale.

“Thonë që kur martohesh jeta seksuale me partnerin nuk është aq e gjallë sa në fillim”, do të deklaronte Zemani, por Aulona nuk hezitoi të shprehej se përpiqet që ta mbajë aktive jetën seksuale pasi seksi është shumë i rëndësishëm për të dhe bashkëshortin e saj.

“Nuk bën seks siç bën kur sapo je njohur, por ne përpiqemi që ta mbajmë sa më të gjallë dhe të kënaqemi sa më shumë sepse për të dy ne seksi është shumë i rëndësishëm”, është shprehur Aulona.

Image

Ajo shtoi gjithashtu se, seksi është më i mirë kur je i palestruar.

“Nuk dua të gjykoj njeri por duke filluar nga fakti që je elastik, lodhesh më pak, mund të varesh dhe te abazhuri, kështu që mendoj se po”, deklaroi Aulona Musta.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat