Noly: Jo Violeta është ngjyra vjollcë e jo emër vajze

Bota e Yjeve

Noly: Jo Violeta është ngjyra vjollcë e jo emër vajze

Nga: M.GJ Më: 8 gusht 2019 Në ora: 13:26
Noly

Është mjaft talent, mjafton që të dëgjosh këngën e tij më të re, apo projektin e tij të dytë muzikor “Violeta”, e do të shikoni se një super artist i ri në skenën shqiptare apo ka ardhur.

Po flasim për Noly apo siç e ka emrin e vërtetë Arbnor Ndrecaj, me origjinë nga Prizreni por që jeton në Zvicër.

Djaloshin e ri në moshë e mjaft simpatik e takuam në Prishtinë ku me kënaqësi biseduam me të për gazetën tonë për ta njohur më mirë, ndërsa shihnim teksa na fliste me shumë pasion për muzikën, hapat konkret që po hidhte, përkrahjen që i jepte familja dhe grupi i tij, aventura e tij e bukur dhe e largët për të realizuar klipin e tij, pse e ka quajtur ashtu këngën si dhe na shpejgon arsyen se pse e pëlqen Taynën dhe e shikon atë si një prej bashkëpunimeve.

Si po e kalon në Kosovë, e si po të presin më këngën dhe klipin e dytë?

-Mirë shumë po e kaloj, e po më presin mirë me këngën e dytë “Violeta”, e të gjithë më kanë thënë vazhdo pasi po e pëlqejnë.

Po televizonet e mediat a po të përkrahin? -

Po respekt për to, prandaj edhe jam këtu i ftuar në shumë media, sidomos në RTK që ju them faleminderit.

Po klipi me klikime si po ecën, apo vajzat po të bëjne komente? -

Po më komentojnë por nuk i jap edhe shumë rëndësi, nuk i shikoj pasi karrierën e kam përpara.

Po pse Violeta ky titull, nuk është emër i një vajze, ma shpjego pak?

-Jo është ngjyra vjollcë, edhe ferrarin e kam pas këtë ngjyrë, veshjen në këtë ngjyrë pasi më pëlqen.

Mesa dimë ne ke shkuar shumë larg që të realizosh klipin, ia ka vlejt? -

Po në Tajlandë, mirë shkoi kisha 15 orë fluturim një ekip shumë të mirë, normalisht se ia ka vlejt.

Po familja të përkah, shoqëria? -Po më japin shumë mbështëtje, familja dhe kam grupin tim që më përkrah shumë.

Noly ku rrin më shumë në Kosovë apo në Zvicër? -

Po në Zvicër jetoj por edhe vij shpesh herë këtu sepse kam grupin, familjen. E atje jetoj në Zurich e këtu në Prizren.

Atje ku jeton dëgjon muzikë shqiptare, cili është një reper shqiptar që e dëgjon shumëë , dhe është shumë i mirë për ty.

-Po dëgjoj, e reperi shumë i mirë, tash krejt e kanë stilin e vet, e ata që flasin shumë përralla nuk më pëlqejnë.

E Tayna të pëlqen kemi dëgjuar, pse pikërisht me atë me bë një bashkëpunim?

-Po e vërtetë, më pëlqen stili i saj, pro edhe se të një kënga e saj ka thënë “Bij dëshmor si me pas mbiemrin Ndrecaj”. Unë e kam mbiemrin Ndrecaj, pasi Besim e Mirsat janë dëshmorët që kanë dhënë jetën të familjues sonë.

E pse jo ajo është edhe e Prizrenit, e pse jo një duet me të.

E shikon ti vetën vitin që vjen me koncerte, ftesa për mbrëmje apo ndoshta koncertet kanë nisur? -

Me koncerte spo du me nis një here, e me të vogël nuk dua tia nis, e kur tia nis dua që të jetë dicka shumë e madhe?

Kjo që thua se nuk don tia nisësh, domethënë se ende nuk ke shumë këngë?

-Unë i kam dy këngë, mundesh edhe me dy të kesh koncert se po shoh se dida po bëjne, por nuk ia vlen. Më mirë e bën emrin e del siç thuhet “step by step”. Tani je duke menduar për ndonjë këngë të re të rradhës? -Po i kam disa demo gati, por dua tia kris më shumë gansta, e se kënga “Vioelta” ishte më shumë për verë.

Mund të jetë shumë afër kënga e re. Po pushime ke bërë, apo pushove kur ishe në Tajlandë kur bërë klipin.

-Po isha atje, e këtu në Kosvë edhe pushoj pak, pro edhe në Zviëcr spo merrem me punë vetëm më rrep.

Një mesazh e çfarë ju kishe thënë atyre emrave të mëdhenj të muzikës që duhet të përkrahin talentët e rinj si ty?

-Mirë është më të përkrah pse jo, nëse kam talent pse jo mirë është të më vlerësojnë.

Unë kam përkrahjen e familjes shumë e grupin tim. Nëse ka qef më më ndihmu, unë po e bëj timen, pa përkrahje është zor, e unë dua të arrij.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat