Bieta zbulon planet për dasmë… dhe çfarë i thotë Albani për emisionet e saja

Bota e Yjeve

Bieta zbulon planet për dasmë… dhe çfarë i thotë Albani për emisionet e saja

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 12:53
Bieta Sulo

Bieta Sulo rrëfen anë të panjohura në raportin e saj me partnerin Alban Dudushi.

Në një intervistë për revista ‘Class’, ajo është pyetur nëse Albani është kritiku më i madh i saj në ekran apo është fansi më i zjarrtë i saj.

Lidhur me këtë pyetje ajo thotë se, “Do të doja të ishte e para, pra kritiku më i madh ndaj meje, por deri tani ka rezultuar më shumë opsioni i dytë, pasi nuk gjen kritika (kështu më thotë të paktën). Por nga dy përcaktimet e mësipërme, do të thosha që më shumë do t’i shkonte: mbështetësi im më i madh”.

Image

E pyetur nëse pas lindjes së djalit Kroi kanë bërë plane për dasmë, Bieta tha se “Jo, në fakt. Mund ta kemi përmendur në bisedat tona, por jo që të kemi plane”.

Lidhur me dëshirën për të pasur një fëmijë tjetër, moderatorja tregoi se ka dëshirë, por nuk ka bërë plane.

Image

Pyetjes se si e thërrasin njeri tjetrin, iu përgjigj “Shpirt. Unë atij e ai mua”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat