Menjëherë pas ndarjes nga bashkëshorti, Miley Cyrus kapet mat duke u puthur me një femër!

Bota e Yjeve

Menjëherë pas ndarjes nga bashkëshorti, Miley Cyrus kapet mat duke u puthur me një femër!

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 14:08
Kaitlynn Carter

Pak orë më parë mediat e huaja shpërndanë me shpejtësi lajmin e ndarjes së Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth.

Çifti vendosi t’i japi fund lidhjes 9 vjeçare dhe martesës prej 8 muajsh, për t’u fokusuar tek karriera personale e gjithsecilit.

Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit, aktorja dhe këngëtarja Miley është fotografuar duke u puthur në një yaht me një vajzë.

Bëhet fjalë për Kaitlynn Carter me të cilën Miley është parë në Liqenin Como duke u përkëdhelur, puthur e përqafuar duke na lënë të kuptojmë qartazi se mes dyshes së vajzave mund të ketë diçka më shumë se miqësi!

Të jetë Kaitlynn arsyeja e ndarjes së Miley dhe Liam?!

Këtë ende nuk dimë ta themi, por me siguri mediat e huaj do merren gjatë e gjerë me këtë ‘çështje’ e përgjigja me siguri nuk do të vonojë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat