Kim promovon linjën e re të ‘makeup-eve’, fansat e akuzojnë se duket një kopje e Beyonce

Bota e Yjeve

Kim promovon linjën e re të ‘makeup-eve’, fansat e akuzojnë se duket një kopje e Beyonce

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 18:44
Kim Kardashian

Miliarderja e famshme, Kim Kardashian, ka promovuar së fundmi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ linjën më të re të kozmetikës.

Ajo ka sjellë për të gjithë ndjekësit e saj ‘makeup-et’ më të fundit, të cilat ka zgjedhur t’i promovojë me anë të një seti fotografik.

Ajo çfarë ka habitur fansat ka qenë mënyra se si duket 38-vjeçarja në këto foto.

Disa prej ndjekësve kanë nxituar të komentojnë duke u shprehur se ka kryer shumë operacione plastike, ndërsa të tjerë kanë pohuar se Kim dëshiron të ngjasojë si Beyonce tani.

Të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit në ‘Twitter’ të cilët kanë bashkuar foto të Kardashian me yllin e muzikës pop, duke vënë në dukje ngjashmërinë e madhe të tyre në këto foto.

Ndonëse komentet kanë qenë nga më të ndryshmet, ashtu si çdo herë tjetër, Kim nuk ka preferuar të përgjigjet në asnjë lloj forme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat