Fotoja nudo e shtatzanisë së Ashley Graham që përçau internetin!

Bota e Yjeve

Fotoja nudo e shtatzanisë së Ashley Graham që përçau internetin!

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 19:54
Ashley Graham

Ashley Graham është lavdëruar gjerësisht për provomin e bërë ndjenjës së pozitivitetit për trupin, dhe këtë e përforëcoi me postimin e një fotoje nudo të saj gjatë shtatzanisë ku tregon të gjithë strijat me krenari.

Modelja plus size e njoftoi javën e kaluar se po pret një fëmijë me të shoqin Justin Ervin.

Fotoja e fundit, ku trupi I saj shihet ashtu sic është, pa asnjë lloj retushimi, ka tërhequr mjaft komente pozitive.

"Unë jam mashkull dhe më pëlqen ta shoh një gjë të tillë. Nëna ime pati 10 fëmijë, e ime shoqe tani në fund të shtatzanisë dhe e shikoj sesi po ndryshon trupi I saj“, ka shkruar një përdorues i Instagramit.

“E adhuroj këtë foto“, thotë një ndjekëse, “nuk ka rëndësi nëse je masa small apo large, të gjithë njerëz jemi. Unë e adhuroj mënyrën sesi ti e pranon veten tënde, dhe më frymëzon që ta dua trupin tim pas 3 lindjeve“, vazhdon ajo. Megjithatë, pati edhe kritika. Disa e quajtën të pavend këtë lloj ekspozimi të trupit përpara njerëzve të huaj në internet, ndërsa të tjerë thanë se foto të tilla mund të promovojnë obezitetin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat