Dua Lipës i ndodhi e papritura në rrugë, nuk arriti në ceremoninë “MTV VMA”

Bota e Yjeve

Dua Lipës i ndodhi e papritura në rrugë, nuk arriti në ceremoninë “MTV VMA”

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 19:19
Dua Lipa

Ajo nuk ishte e pranishme në “Video Music Awards”, pavarësisht se ishte e nominuar për një çmim, shkruan DailyMail.

Por, duket se telashet me makinë kanë qenë arsyeja pse Dua Lipa nuk arriti në ceremoni, pasi u detyrua të tërhiqej në një anë të rrugës për shkak se goma i ishte prishur në Los Angeles, Californi, të hënën.

E veshur me ngjyrë portokalli, 24 vjeçarja dukej e shqetësuar teksa priste t’ia ndërronin gomën.

Autorja e hititi “New Rules” u pa pa të dashurin e saj, Anwar Hadid, 20 vjeç, me të cilin së fundi ka filluar një romancë të re.

Dua i dha fund romancës me Isaac Carew në fillim të qershorit.

Derisa nuk arriti të fitojë çmimin në “VMA”, Bebe Rexha arriti të triumfojë me duetin me The Chainsmokers. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat