U shfaq me fustan nusërie, Anxhela Peristeri zbulon sekretin që fshihet pas kësaj foto

Bota e Yjeve

U shfaq me fustan nusërie, Anxhela Peristeri zbulon sekretin që fshihet pas kësaj foto

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 18:02
Anxhela Peristeri

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Anxhela Persiteri, ka publikuar ditën e sotme një fotografi, e cila ka ngjallur menjëherë shumë komente.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan të bardhë si dhe me një model flokësh për nuse, duke etiketuar gjithashtu edhe një prej agjencive të dasmave në vendin tonë.

U desh vetëm kaq që ndjekësit e saj të mendonin se këngëtarja i ka dhënë fund beqarisë. Por në fakt pas kësaj fotoje, fshihet një projekt muzikor i ri.

“Iconstyle.al” shkruan se Anxhela ka zbuluar se nuk është martuar, por fotoja është shkrepur gjatë xhirimeve të klipit të saj më të ri.

Këngëtarja gjithashtu ka treguar se do të jetë një bashkëpunim me një emër të njohur të ekranit, i cili do të shfaqet në fund të klipit si “special guest”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat