Pas kësaj fotoje, njerëzit janë të bindur se Belen është shtatzënë dhe se ky është emri i bebit

Bota e Yjeve

Pas kësaj fotoje, njerëzit janë të bindur se Belen është shtatzënë dhe se ky është emri i bebit

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 18:11
Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino

Historia e Belen Rodriguez dhe Stefano De Martinos është ndër më të përfolurat e shtypit rozë në Itali. Pas shumë viteve të ndarë, çifti i njohur u rikthye dhe familja e bashkuar është më e lumtur se kurrë. Çifti i famshëm do të kurorëzojë sërish me martesë dashurinë e tyre, më 20 shtator, që është data e përvjetorit të martesës së tyre të parë dhe ditëlindja e Belen.

Por përveç kësaj, njerëzit janë të bindur se Belen dhe Stefano po mbajnë të fshehtë edhe një surprizë tjetër. Lajmi se Belen është shtatzënë prej disa muajsh po qarkullon në media dhe ndonjëherë postimet e Belen nxisin edhe më shumë dyshimet. Postimi i saj i fundit është shoqëruar me komente pa fund dhe i ka bërë mediat italiane gossip të shkruajnë për të.

Në foto shfaqet i biri Santiago, në një shtrat marinar fëmijësh që lexon “Penelope”. Kaq u desh që të gjithë të mendojnë se ajo është në pritje të një vajze, madje ka gjetur edhe emrin që është pikërisht emri i shkruar në shtrat, Penelope.

Në fakt, nuk do të ishte çudi që Belen të ishte shtatzënë duke qenë se ka shprehur dëshirën për t’u bërë sërish nënë, madje ajo dhe Stefano e kanë pranuar se po tentojnë për një fëmijë të dytë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat