‘Krimineli më i bukur në botë’ reagon pas tradhtisë së partneres në jaht

Bota e Yjeve

‘Krimineli më i bukur në botë’ reagon pas tradhtisë së partneres në jaht

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 20:09
Jeremy Meeks

Jeremy Meeks, i njohur nga të gjithë si krimineli më i bukur në botë, është parë një ditë më parë në makinën e tij në Los Angeles. Pas disa lajmeve që spekuluan për lidhjen e tij të dashurisë me Chloe Green, ai rrëfeu për statusin aktual romantik, si dhe për mënyrën se si u ndie kur pa partneren në një jaht luksoz me Rommy Gianni.

35-vjeçari ishte shumë i gëzuar e i qeshur të mërkurën e 28 gushtit në Los Angeles, madje nuk dukej fare i shqetësuar për skandalin e së fejuarës Chloe Green, e cila u fotografua në Monte Carlo me Rommy Gianni. “Hot Felon”, siç njihet nga të gjithë, tha për TMZ, pas pyetjes se çfarë mendonte për “skandalin Rommy": “Kjo nuk do të thotë asgjë”,- tha Jeremy me një buzëqeshje para se të insistonte se ata janë “akoma bashkë”.

Qëndrimi i Jeremy për veprimet e Chloe është befasues duke marrë parasysh që ajo ishte topless brenda jahtit, i cili është në pronësi të babait të saj, miliarderit Sir Philip Green. E gjitha ndodhi më 12 gusht dhe kamerat kapën momentin kur çifti ishin të përqafuar. Ronnie u pa edhe duke treguar trupin e tij të tonifikuar, i lagur pasi dilte nga uji.

Megjithëse komentet e Jeremy-t për shëtitjet e Chloe dhe Ronnie-t janë konsideruar asgjë dhe ai vazhdon të këmbëngulë se është ende me bukuroshen brune, një burim tha për US Weekly tha se dy zogjtë e dashuruar, që u fejuan në vitin 2018, pasi Chloe u pa me një unazë diamanti në gisht, janë ndarë që në fillim të verës: "Ata u ndanë rreth dy muaj më parë, por vazhdojnë të flasin",-  tha burimi më 15 gusht.

Spekulimet për një ndarje mes Jeremy dhe Chloe filluan në maj, por ai ishte u tregua shumë i shpejtë duke postuar në mediat sociale një foto të ëmbël me të dhe një titull domethënës. "Jemi akoma shumë të dashuruar". Tani, si është e vërteta?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat